Ligj 9662/2006 ''Për bankat në Republikën e Shqipërisë''

Tipi: Ligj
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 9662
Data: 18.12.2006
Hyn në fuqi: 01.06.2007
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 18.01.2007
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar

Ky ligj përcakton kushtet dhe rregullat për krijimin, licencimin, organizimin, drejtimin dhe likuidimin e bankave, si dhe mbikëqyrjen e tyre në Republikën e Shqipërisë. Ligji është harmonizuar gjithashtu edhe me direktivat kodifikuese të Bashkimit Evropian në fushën e të drejtës bankare, si dhe me Parimet Thelbësore të Bazelit. Ligji i ka kushtuar vëmendje të veçantë vendosjes së kritereve dhe kushteve të qarta dhe specifike për licencimin e bankave dhe degëve të bankave të huaja. Ai është harmonizuar edhe me legjislacionin shqiptar në fuqi i cili parashikon licencimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare nga autoritete të tjera rregullatore, siç është edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, apo Agjencia e Sigurimit të Depozitave.