Ligj nr.8269, datë 23.12.1997 ''Për Bankën e Shqipërisë''

Tipi: Ligj
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 8269
Data: 23.12.1997
Hyn në fuqi: 22.01.1998
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 07.01.1998
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar
Ky është ligji kryesor për organizimin dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë si banka qendrore në Republikën e Shqipërisë. Me këtë ligj sanksionohet pavarësia e Bankës së Shqipërisë dhe përcaktohen objektivat e Bankës së Shqipërisë dhe kompetencat e saj ligjore. Ligji përcakton se Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Banka e Shqipërisë sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, përgjigjet para Kuvendit të Shqipërisë dhe ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ligji përcakton statusin juridik të Bankës së Shqipërisë si person juridik publik, përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë, funksionin dhe qëllimet e saj, dhe përcakton pozicionin e Bankës së Shqipërisë në nivelin e parë të sistemit bankar duke i dhënë kompetencën e organit licencues dhe mbikëqyrës të të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. Në ligj parashikohen të drejtat dhe kompetencat e Bankës së Shqipërisë në kuadër të transparencës së aktivitetit të saj dhe të rritjes së shkallës së pavarësisë, si dhe parashikohen dispozita lidhur me mënyrën e organizimit dhe të administrimit të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.