Ligj nr.8893, datë 25.07.2002 ''Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 ''Për Bankën e Shqipërisë'', ndryshuar me ligjin nr.8384, datë 29.07.1998''

Tipi: Amendament
Miratoi: Parlamenti
Numer: 8893
Data: 25.07.2002
Hyn në fuqi: 25.08.2002
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 10.08.2002
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar
Ky është një ligj me të cilin i janë bërë disa shtesa dhe ndryshime ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë". Shtesat dhe ndryshimet e bëra me këtë ligj konsistojnë kryesisht në detyrimet që burojnë nga neni 161 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, si edhe në disa shtesa dhe ndryshime të tjera, të cilat evidentojnë dhe garantojnë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë në zhvillimin e politikës monetare. Në këtë shtesë përcaktohet papajtueshmëria e funksionit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me atë të punonjësit, të administratorit dhe të aksionerit me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, ky ligj trajton edhe mbajtjen dhe administrimin e rezervës valutore të Republikës së Shqipërisë, si dhe komponentët përbërës të kësaj rezerve, dhe jo vetëm të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu