Udhëzim mbi mënyrën e llogaritjes ''fiksit'' të kursit zyrtar të këmbimit

Tipi: Udhëzime
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 01
Data: 02.06.2021
Hyn në fuqi: 01.07.2021
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 09.06.2021
Kategoria: Operacione
Departamenti: Operacionet Monetare
Llogaritja e kursit “fiks” të këmbimit të lekut kundrejt valutave kryesore që tregtohen në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore (i quajtur më poshtë procesi i “fiksit”), kryhet për përftimin e një niveli reference (të vetëm) të kursit të këmbimit të lekut, i cili më pas mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime statistikore, krahasuese, vlerësuese dhe tregtuese.