Agjent fiskal dhe këshilltar i qeverisë

Një tjetër funksion i Bankës së Shqipërisë është që të veprojë në cilësinë e bankierit, të këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria Shqiptare mban të hapur pranë Bankës së Shqipërisë një llogari, nëpërmjet së cilës ajo kryen transaksionet financiare si brenda dhe jashtë vendit. Por, funksionet si arkë e buxhetit të shtetit (pra, arkëtimet dhe shpenzimet që kryen çdo ditë Qeveria) Banka e Shqipërisë i kryen nëpërmjet bankave tregtare.

Banka e Shqipërisë përfaqëson Shtetin Shqiptar në të gjitha marrëdhëniet bankare me shtetet, bankat dhe institucionet e huaja.