Këmbimi valutor

Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe të politikës së kursit të këmbimit në Republikën e Shqipërisë. Ajo zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut kundrejt monedhave të tjera përcaktohet lirisht nga raportet e kërkesës dhe të ofertës në tregun valutor.

Për të penguar "keqvlerësimin" e monedhës sonë, Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e brendshëm valutor dhe ndikon mbi kërkesën dhe ofertën për lekë, duke blerë ose shitur lekë ndaj monedhave të huaja.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë shpall vlerën e lekut në raport me valutat e huaja dhe çdo ndryshim tjetër të vlerës së tij. Nga ana tjetër, ajo përpiqet të mbajë rezervën e saj valutore ndërkombëtare në një nivel të përshtatshëm për zbatimin e politikës monetare dhe të këmbimeve valutore të Republikës së Shqipërisë, si dhe për kryerjen në kohë të pagesave në transaksionet me jashtë.

Për më shumë