Politika monetare

Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin një bashkësi parimesh, masash dhe instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në tregjet financiare dhe në ekonomi, për të arritur objektivin e saj kryesor.

Në praktikë, ky objektiv nënkupton arritjen dhe ruajtjen e një niveli të ulët, por pozitiv, të inflacionit. Në terma numerikë, Banka e Shqipërisë synon që rritja vjetore e çmimeve të konsumit në vend të jetë në nivelin 3%.

Banka e Shqipërisë ndjek regjimin e shënjestrimit të inflacionit. Vendimmarrja e politikës monetare mbështetet mbi një analizë të gjerë të treguesve ekonomikë, monetarë dhe financiarë. Treguesi kryesor i balancës së presioneve inflacioniste në ekonomi është devijimi i inflacionit të parashikuar në afat të mesëm nga niveli i synuar i tij.

Për më shumë