Udhëzim “Mbi drejtimin e brendshëm dhe efektiv të bankave”

Tipi: Udhëzime
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Data: 06.04.2022
Hyn në fuqi: 30.06.2022
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 15.04.2022
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Qëllimi i këtij udhëzuesi është t’u shërbejë subjekteve të rregullores nr.63/2012 “Mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre”, e ndryshuar për zbatimin e parimeve bazë të drejtimit të brendshëm dhe efektiv, si dhe përmirësimin e tij nëpërmjet ngritjes së strukturave të duhura, sigurimit të përshtatshmërisë individuale dhe kolektive të anëtarëve të organeve drejtuese, hartimit të politikave, krijimit të komiteteve dhe përcaktimit të roleve dhe përgjegjësive për secilin komitet, krijimit të kulturës së drejtimit dhe kulturës së rrezikut, si dhe krijimit të një kuadri të duhur të oreksit/tolerancës ndaj rrezikut.