Dokumenti ''Politika e licencimit të subjekteve bankare''
Tipi: Vendime
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 12
Data: 25.02.2009
Hyn në fuqi: 25.02.2009
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 31.03.2009
Kategoria: Licencim
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare
Ligji nr.9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", i jep Bankës së Shqipërisë, përgjegjësinë ekskluzive për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar në vend. Nëpërmjet mbikëqyrjes bankare Banka e Shqipërisë synon të mbrojë interesat e depozituesve, të kontribuojë në zhvillimin e shëndetshëm të sistemit bankar, si dhe të ruajë stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Politika si dhe rregullat për licencimin e bankave dhe degëve të bankave të huaja, të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, janë ndër instrumentet më të rëndësishme që ndihmojnë në përmbushjen e këtyre përgjegjësive dhe objektivave. Megjithëse një proces licencimi i miradministruar nuk ...