Dokumenti ''Politika e mbikëqyrjes''

Tipi: Vendime
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 09
Data: 26.02.2014
Hyn në fuqi: 26.02.2014
Botuar në: Buletin Zyrtar
në datën: 28.03.2014
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare
Ky dokument përcakton politikën e mbikëqyrjes të bazuar në rrezik për bankat dhe grupet bankare ose financiare për të cilat Banka e Shqipërisë është autoriteti mbikëqyrës përgjegjës. Objektivi kryesor i mbikëqyrjes së bazuar në rrezik është që të sigurojë një proces efikas për vlerësimin e gjendjes financiare dhe të qëndrueshmërisë së bankave. Banka e Shqipërisë, duke marrë në konsideratë edhe veçoritë e veprimtarisë financiare që ushtrojnë institucionet e tjera financiare të licencuara prej saj, zbaton pjesë të caktuar të kësaj politike edhe për këtë kategori.