Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar analizon zhvillimet me rëndësi të sistemit financiar dhe evidenton faktorët që përfaqësojnë rrezik sistemik.

Ky raport identifikon dhe vlerëson rreziqet me të cilat përballet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t'i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat korrigjuese të nevojshme.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, dy herë në vit.

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, sistemi financiar pati zhvillime pozitive. Tregjet dhe infrastruktura e tyre funksionuan normalisht. Veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme dhe vijoi të zgjerohej, pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit të lekut. Rreziqet mbetën në nivele të kontrolluara dhe qëndrueshmëria e sektorit bankar vlerësohet e mirë në kushtet e përmirësimit të ndjeshëm të rezultatit financiar dhe rritjes së niveleve të kapitalizimit. Zhvillimet ekonomike, fiskale dhe ato në tregun e punës në vend ishin pozitive, por deficiti korrent u zgjerua si pasojë e thellimit të deficitit të tregtisë së mallrave. Presionet inflacioniste kanë vijuar të bien dhe në fund të periudhës inflacioni qëndronte poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ndaj, vlerësohet se të gjithë agjentët e ekonomisë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të veprimtarisë për të konsoliduar bilancet e tyre financiare, për të përmirësuar kapacitetet administruese në përgjithësi dhe të rreziqeve në veçanti, si edhe për të rritur eficiencën e veprimtarisë.

Raportet e Stabilitetit Financiar ndër vite