Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar analizon zhvillimet me rëndësi të sistemit financiar dhe evidenton faktorët që përfaqësojnë rrezik sistemik.

Ky raport identifikon dhe vlerëson rreziqet me të cilat përballet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t'i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat korrigjuese të nevojshme.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, dy herë në vit.

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025

Banka e Shqipërisë vlerëson se, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Aktiviteti i sektorit bankar u zgjerua me kontributin kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i së njëjtës periudhë një vit më parë. Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare që lidhen me perfitueshmërinë dhe kapitalizimin, si edhe ushtrimet e provës së rezistencës, tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara. Megjithatë, banka të veçanta janë më të ndjeshme ndaj skenarëve të rrezikut. Për këto arsye, mbetet e nevojshme që bankat të forcojnë sistemet e tyre të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve, të testojnë rregullisht qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve si edhe të ruajnë nivelet e përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë.

Raportet e Stabilitetit Financiar ndër vite

1 deri 12 nga 15
Faqe 1 nga 2