Vrojtimi i bizneseve dhe i konsumatorëve

Banka e Shqipërisë, duke filluar nga viti 2002, zhvillon vrojtimin e besimit të bizneseve (VBB) dhe vrojtimin e besimit të konsumatorëve (VBK). Qëllimi i vrojtimeve të besimit është të vlerësojnë aspekte të ndryshme të aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe të konsumatorëve familjarë, duke ndihmuar procesin e analizave periodike të ekonomisë dhe parashikimin afatshkurtër. Rezultatet e vrojtimeve të biznesit dhe të konsumatorit përfaqësojnë gjykime të agjentëve ekonomikë mbi zhvillimet ekonomike në të shkuarën dhe në të ardhmen.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2016, këto vrojtime zhvillohen në përputhje me Metodologjinë e Vrojtimeve të Harmonizuara të Besimit. Duke filluar nga muaji maj 2021, rezultatet e vrojtimeve do të publikohen me frekuencë mujore.

Seritë kohore