SEEMHN

Statistika Monetare dhe Ekonomike të Vendeve të Evropës Juglindore, nga shekulli i nëntëmbëdhjetë deri në Luftën e Dytë Botërore

 
 
Promovimi i Njohjes së Historisë Monetare të Evropës Juglindore

Rrjeti i Historisë Monetare i Evropës Juglindore (SEEMHN) bën bashkë historianë monetarë, financierë, ekonomistë dhe statisticienë. Rrjeti u themelua në vitin 2006 me nismë të Bankës Kombëtare të Bullgarisë dhe Bankës së Greqisë. Qëllimi kryesor është nxitja e njohjes së historisë dhe politikës monetare në Evropën Juglindore,  si pjesë përbërëse e historisë evropiane. Në këtë frymë, rrjeti organizon konferenca vjetore që përqendrohen në studimin e dukurive specifike dhe të ngjarjeve që lidhen me vendet e Evropës Juglindore, si nga këndvështrimi historik dhe ai krahasues.
 
Krijimi i një Baze të Dhënash Unike Historike të Serive Kohore për Evropën Juglindore

Nisur nga nevoja për të dhëna të besueshme për studime empirike, Banka e Shqipërisë, Banka e Greqisë, Banka Kombëtare e Bullgarisë, Banka Qendrore e Repulikës së Turqisë, Banka Kombëtare e Rumanisë, Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Austrisë kanë bashkëpunuar që prej vitit 2006 për të krijuar një bazë të dhënash të të dhënave financiare dhe monetare të shekullit të 19-të dhe 20-të për Evropën Juglindore. Ky vëllim të dhënash përbën një gur themeli në përpjekjen e përbashkët për të publikuar seri kohore afatgjata të harmonizuara për variablat monetare dhe financiare, si dhe për variabla të tjera makroekonomike.
Ky vëllim i ri i të dhënave ofron të dhëna makroekonomike historike për Evropën Juglindore në shekujt e 19-të dhe 20-të. Këto të dhëna statistikore janë hartuar nga bankat qendrore të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Serbisë, Turqisë dhe Austrisë.