7 mësime të shkurtra për paranë

7 mësime të shkurtra për paranë
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 31.03.2011
Data e shtypjes: 31.03.2011
Kategoria e materialit: Botime edukative / Broshura
Në ditët e sotme, marrëdhënia me paranë fillon që në moshë të vogël e, për pasojë, që në këtë moment lind nevoja e hedhjes së themeleve për një edukatë financiare. Për të shoqëruar përvojat e para të lexuesit të vogël me dije, Banka e Shqipërisë ka përgatitur enkas për të një përmbledhje të shkurtër e të thjeshtë që siguron njohuritë kryesore mbi historinë dhe funksionet e parasë. Nga ana tjetër, mësimet për paranë prezantojnë edhe karakteristikat e kartëmonedhave dhe monedhave me kurs ligjor në vendin tonë, elementet e sigurisë të prerjeve të ndryshme dhe disa këshilla për mirëmbajtjen e tyre.