Simbolika e kartëmonedhave shqiptare (Botimi i dytë)

Simbolika e kartëmonedhave shqiptare (Botimi i dytë)
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 15.03.2022
Data e shtypjes: 15.03.2022
Kategoria e materialit: Botime edukative / Broshura
Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij. Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave. Kjo broshurë do t’ju njohë me personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, si dhe me simbolikën që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.