Metodika e Bilancit të Pagesave

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 10.05.2007
Data e shtypjes: 10.05.2007
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Te tjera
Bilanci i pagesave është një pasqyrë statistikore që përmbledh në mënyrë sistematike, për një periudhë të caktuar kohe, transaksionet ekonomike të një vendi me botën që e rrethon. Këto transaksione, që në shumicën e rasteve ndodhin ndërmjet rezidentëve e jorezidentëve, nënkuptojnë veprime ekonomike, që mund të klasifikohen në tre kategori të mëdha.