Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2006-2008

Data e prodhimit: 01.01.2009
Data e shtypjes: 01.01.2009
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Strategjia afatmesme e zhvillimit
Gjatë periudhës 2003 – 2005, Banka e Shqipërisë e zhvilloi aktivitetin e saj bazuar në dokumentin “Plani i zhvillimit institucional për periudhën 2003 – 2005”. Duhet theksuar se vënia në praktikë e angazhimeve kryesore të ndërmarra në dokumentin e sipërcituar, në një masë të konsiderueshme është kushtëzuar nga rrethanat e momentit, nga zhvillimet politike në vend, nga zhvillimet ekonomike dhe sociale, përfshirë dhe raportet e vendit tonë me komunitetin ndërkombëtar, me institucionet monitoruese ndërkombëtare.Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u rinovua me shtatë anëtarë të rinj, si rezultat i përfundimit të mandatit të anëtarëve të mëparshëm. Që nga muaji tetor 2004, zoti Ardian Fullani është Guvernator i Bankës së Shqipërisë.Periudha që lamë pas, mund të përkufizohet si periudha e konsolidimit institucional të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë plotësisht e përgjegjshme për rolin e saj në të shkuarën dhe në të ardhmen, Banka e Shqipërisë tashmë përfiton nga rasti të bëjë publik këtë dokument të natyrës strategjike, i cili pasqyron rrugën që ka programuar të ndjekë gjatë periudhës 2006 – 2008.