Buletini ekonomik, Vëllimi 2, Nr.4 - Strategjia e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë në afatin e mesëm - një dokument i rëndësishën për Bankën dhe politikën ekonomike në Shqipëri

Authori: Marta Muço
Data e prodhimit: 15.01.2000
Data e shtypjes: 15.01.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Në kuadrin e mungesës së një strategjie kombëtare zhvillimi, Banka e Shqipërisë ndërmori këtë iniciativë për të mbushur, së paku, boshllëkun në fushën që ajo mbulon. Dhe kjo fushë nuk është pak. Banka e Shqipërisë formulon dhe zbaton politikën monetare të vendit që është një nga drejtimet e rëndësishme të politikës ekonomike. Nga kjo pikëpamje, formulimi i Strategjisë së zhvillimit të institucionit përcakton edhe piketat ku do të ecet në afatin e shkurtër për zbatimin e politikës monetare.