Buletini ekonomik, Vëllimi 3, Nr.2 - Zhvillimi i korridoreve të transportit në Europën Qëndrore, Lindore dhe në Ballkan

Authori: Selami Xhepa
Data e prodhimit: 15.07.2000
Data e shtypjes: 15.07.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Me synim afrimin e vendeve të kontinentit, dhe mbi bazën e konvergimit të interesave të vendeve të rajonit, lindi Konferenca Paneuropiane e transportit, nën mbështetjen dhe koordinimin e Komisionit Europian. E mbledhur për herë të parë në Pragë (1991), ajo përcaktoi linjat e përgjithshme të projektit të zhvillimit të rrjetit paneuropian të transportit. Ndërsa takimi i dytë, i mbajtur tre vjet më vonë në Kretë (1994), përcaktoi linjat e përgjithshme strategjike të projekteve, të ashtuquajturat ‘Korridore paneuropiane’’, të cilat janë 10.