Buletini ekonomik, Vëllimi 3, Nr.4 - Regjimet e politikës monetare dhe prirja e Bankës së Shqipërisë

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.01.2001
Data e shtypjes: 15.01.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Një politikë monetare është e aftë të bëjë gjithçka, dhe kjo mund të ndodhë njësoj, si në një ekonomi të shëndoshë ashtu dhe në një ekonomi të brishtë, që ndryshe mund të quhet “ekonomi në tranzicion”. Pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të ekonomisë, stabiliteti makroekonomik do të vihet në dyshim njësoj, nëse politika monetare, në mënyrë të vazhdueshme, do të jetë ekspansioniste apo në qoftë se treguesit e përftuar do të jenë larg niveleve objektiv të vendosura. Pasojat do të jenë të dukshme në rritjen e çmimeve, rritje e cila nga ana e saj, tenton ta bëjë akoma më ekspansioniste vetë politikën monetare, duke krijuar një rreth vicioz midis inflacionit dhe politikës monetare