Buletini ekonomik, Vëllimi 4, Nr.4 - Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001

Authori: Diana Shtylla
Data e prodhimit: 15.01.2002
Data e shtypjes: 15.01.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Goditja terroriste e 11 shtatorit mbi New York dhe Washington konsiderohet si një ngjarje shock për ekonominë amerikane dhe atë botërore. Meqënëse termometri më i ndjeshëm dhe ndoshta më i saktë i situatës politike dhe ekonomike në mbarë botën përfaqësohet nga tregjet e aksioneve, përmbledhja e mëposhtme e nis paraqitjen e impaktit të goditjes pikërisht me përshkrimin e ecurisë së tregjeve të aksioneve nëpër botë.