Buletini i Bilancit të Pagesave 2005

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 29.12.2005
Data e shtypjes: 29.12.2005
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Buletini Vjetor i Bilancit të Pagesave analizon hollësisht zhvillimet e sektorit të jashtëm të ekonomisë shqiptare, për vitin përkatës. Në këtë botim, bëhet një analizë e bilancit të pagesave sipas zërave të veçantë të llogarisë korente dhe llogarisë kapitale dhe financiare. Ai përmban analiza të detajuara të zhvillimeve në tregtinë e jashtme sipas grupmallrave dhe shteteve, analiza të ecurisë së shërbimeve, të të ardhurave, të transfertave korente dhe transaksioneve në llogarinë kapitale dhe financiare. Nëpërmjet një përshkrimi sintetik, ofron për përdoruesit e pasqyrës së bilancit të pagesave njohje me konceptin “bilanc pagesash”, duke prezantuar njëkohësisht burimet dhe metodologjinë e përdorur në hartimin e Bilancit Shqiptar të Pagesave. Buletini përmban, gjithashtu, një aneks statistikor ku do të gjeni seri kohore të dhënash për zërat kryesorë të bilancit të pagesave.