Buletini i Bilancit të Pagesave 2007

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 24.07.2008
Data e shtypjes: 24.07.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Sektori i jashtëm i ekonomisë, gjatë vitit 2007 është karakterizuar nga një fluks i madh i shkëmbimeve tregtare, me një vëllim të përgjithshëm prej 3.7 miliardë eurosh, i vlerësuar ky 26 për qind më i lartë se ai i vitit paraardhës. Deficiti tregtar arriti vlerën e 2.1 miliardë eurove ose 27 për qind më i lartë se viti 2006, më i larti i regjistruar në vite. Treguesi relativ i deficitit korent ndaj PBB-së, ka arritur në 10.7 për qind nga 6.5 për qind i vlerësuar për vitin 2006.