Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin II '06

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.02.2007
Data e shtypjes: 14.02.2007
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Ekonomia shqiptare është karakterizuar nga tendenca pozitive zhvillimi gjatë viteve të fundit, të shprehura në ritme të qëndrueshme të rritjes ekonomike, në përmirësim të vazhdueshëm të stabilitetit makroekonomik dhe në përafrimin gradual të strukturës së ekonomisë me ato të ekonomive të zhvilluara.