Fakte dhe shifra për AIPS dhe AECH

Authori: Departamenti i Kontabilitetit dhe Pagesave
Data e prodhimit: 06.10.2005
Data e shtypjes: 06.10.2005
Kategoria e materialit: Botime edukative / Fletevolant
Në zbatim të detyrimit ligjor mbi nxitjen dhe mbështetjen e mirëfunksionimit të sistemit të pagesave në vend, Banka e Shqipërisë luan rolin e ndërmjetësit në klerimin dhe në shlyerjen e pagesave ndërbankare. Ky rol realizohet nëpërmjet llogarive në lekë që bankat e nivelit të dytë kanë pranë Bankës së Shqipërisë, dhe nëpërmjet të cilave, ajo u ofron atyre shërbime pagese. Përveç shërbimeve të cash-it, BSH ofron edhe shërbime jocash-i siç janë: klerimi i çeqeve dhe i urdhërpagesave ndërbankare, shërbimet e shlyerjes neto, përpunimi i pagesave me vlerë të madhe dhe shlyerja e tyre në llogari. Sikurse bankat e nivelit të dytë, edhe Banka e Shqipërisë është pjesëmarrëse në këtë sistem pagesash. Ajo është operatore e dy sistemeve të mëdha të pagesave: njërit që mundëson kryerjen e pagesave në vlerë të madhe (AIPS) dhe tjetrit për pagesat në vlerë të vogël (AECH).