Marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe integrimi tregtar midis vendeve të Evropës Juglindore: Vlerësime të Modelit të Gravitetit

Authori: Alban Pllaha
Data e prodhimit: 11.08.2012
Data e shtypjes: 11.08.2012
Kategoria e materialit: publicationcategory
Ky material bën një vlerësim të flukseve tregtare ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore (EJL-9), duke përfshirë dinamikat në një model graviteti të të dhënave në panel. Përqasja e GMM-së rezulton të jetë modeli i duhur ekonometrik që lejon përfshirjen e dinamikave në modelet e gravitetit për tregtinë. Modeli prodhoi rezultate të qarta (në drejtim të diagnostikimit statistikor), duke nënvizuar se tregtia aktuale ndikohet nga flukset tregtare të kaluara (paraardhëse). Në përputhje me literaturën mbi modelet e gravitetit për tregtinë, materiali del në përfundimin se tregtia ndikohet pozitivisht nga PBB-ja, MTL-të, lidhjet koloniale dhe fqinjësia.