Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi deri në muajt e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.7% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, ndërkohë që informacioni indirekt i disponuar sugjeron një ritëm të përafërt rritjeje edhe në tremujorin e katërt.