Raporti Vjetor 1994

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 01.03.1995
Data e shtypjes: 01.03.1995
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Viti i dytë i programit afatmesëm u karakterizua në përgjithësi nga një ecuri relativisht e suksesshme e ekonomisë shqiptare. Objektivat finale makroekonomikë u realizuan në mënyrë të kënaqshme: rritja e prodhimit të përgjithshëm të brendshëm vlerësohet të jetë rreth 7.4 për qind nga 8 për qind si objektiv dhe përqindja vjetore e inflacionit u ul në nivelin 15.8 për qind nga 24 për qind e parashikuar. Ringjallja e ekonomisë u shoqërua me rritje të investimeve, të cilat midis të tjerash ndikuan në zbutjen e papunësisë.