Raporti Vjetor 2013

Author: Banka e Shqipërisë
Printed on: 19.05.2014
Production date: 19.05.2014
Material category: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë u zhvillua në një kontekst të vështirë makroekonomik të brendshëm dhe të jashtëm. Viti 2013 u karakterizua nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik, nga kërkesa e dobët agregate dhe nga presione të ulëta inflacioniste. Gjithashtu, ky vit konfirmoi dhe njëherë se konfigurimi i ekonomisë botërore ka ndryshuar; autoritetet vendimmarrëse janë përballur me një ambient ku mbizotërojnë rreziqe të larta, rritje e ulët ekonomike, presione të ulëta inflacioniste dhe bilance të rënduara financiare. Në një mjedis të tillë, Banka e Shqipërisë ka synuar që, nëpërmjet politikës së saj monetare, administrimit të likuiditetit, masave makroprudenciale dhe mbikëqyrjes së kujdesshme të sistemit bankar, të krijojë një ambient ekonomik dhe financiar të sigurt e të qëndrueshëm.