Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2001
Authori: Departamenti i Mbikëqyrjes
Data e prodhimit: 01.01.2002
Data e shtypjes: 01.01.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Të rejat në fushën e teknologjisë, novacionet financiare dhe liberalizimi i tregjeve
kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ndryshuar kushtet në të cilat punojnë
bankat dhe kanë pasur efekte në politikat monetare dhe në stabilitetin e sektorit
financiar. Bankave u është dashur të përballojnë konkurrencën edhe të
institucioneve financiare jobanka. Në shumë raste bankat u janë përgjigjur këtyre
ndryshimeve me konsolidimin dhe zgjerimin e produkteve dhe të shërbimeve që
ato ofrojnë. Në të njëjtën kohë me konsolidimin dhe zvogëlimin e dallimeve midis
bankave dhe ndërmjetësve financiarë jobanka, është ngritur vazhdimisht edhe
çështja e stabilitetit të sistemit dhe të funksionit të bankës qendrore si huadhënës
i burimit të fundit.