Vrojtimi i pasurisë të familjeve shqiptare (Albanian Household Wealth Survey-AHWS): Rezultatet e raundit të parë

Vrojtimi i pasurisë të familjeve shqiptare (Albanian Household Wealth Survey-AHWS): Rezultatet e raundit të parë
Authori: Elona Dushku, Ola Cami
Data e prodhimit: 22.04.2022
Data e shtypjes: 22.04.2022
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky raport përmbledh rezultatet kryesore nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve Shqiptare, realizuar nga Banka e Shqipërisë, në fillim të vitit 2019. Qëllimi i këtij vrojtimi ishte mbledhja e të dhënave individuale mbi familjet shqiptare, fokusuar në pasurinë dhe përbërësit kryesorë të saj. Raporti paraqet rezultatet mbi aktivet (reale dhe financiare) dhe detyrimet e familjeve, treguesit e të ardhurave dhe konsumit për grupe të ndryshme të familjeve. Rezultatet e raundit të parë tregojnë se pasuria e familjeve shqiptare përbëhet kryesisht nga aktivet reale, ku banesa kryesore e familjeve është komponenti më i rëndësishëm i saj. Ndërsa aktivet financiare përbëjnë një pjesë të vogël të totalit të aktiveve të individëve. Për më tepër, të dhënat sugjerojnë një sjellje heterogjene të familjeve shqiptare bazuar në tregues të ndryshëm të bilancit të familjeve.