Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2010

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.05.2010
Data e shtypjes: 14.05.2010
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Standardet e kreditimit në përgjithësi në tremujorin e parë të vitit 2010 janë lehtësuar pak për kreditë dhënë bizneseve dhe janë shtrënguar më tej për individët. Ecuria e standardeve për bizneset përputhet me pritjet e bankave të shprehura në tremujorin e kaluar për tremujorin e parë të vitit 2010, ndërsa ndryshimet në standardet e individëve janë në drejtim të kundërt me pritjet e një tremujori më parë.