Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2013

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 15.04.2013
Data e shtypjes: 15.04.2013
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues pranë bankave tregojnë se standardet e kredisë për individë u lehtësuan pak, ndërsa për biznese vijuan të shtrëngohen, në tremujorin e parë të vitit 2013. Shtrëngimi i standardeve të bizneseve rezultoi si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,ashtu dhe për ndërmarrjet e mëdha. Bankat shprehen si për shtrëngim të standardeve për kredi me qëllim financimin e kapitalit qarkullues, ashtu dhe për qëllime investimi. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë dhënë individëve, standardet u lehtësuan për blerje banese dhe u shtrënguan për kredinë konsumatore.