Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2014

Data e prodhimit: 12.05.2014
Data e shtypjes: 12.05.2014
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Vrojtimi më i fundit i aktivitetit kreditues pranë bankave tregoi se prirjet e shënuara në tremujorin e katërt të vitit 2013, në kahun shtrëngues të standardeve të bizneseve dhe në kahun lehtësues të standardeve të individëve, vihen re edhe në tremujorin e parë të vitit 2014. Përqindja neto e bankave që raportuan për shtrëngim të standardeve për kredinë dhënë bizneseve regjistroi nivelin -7.4%, pas nivelit -5.1% të shënuar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, standardet e kredisë dhënë individëve u lehtësuan pak gjatë tremujorit të parë të vitit. Përqindja neto e bankave që raportojnë lehtësim është 3.1%, vlerë kjo ndjeshëm më ulët se ajo e shënuar në tremujorin e kaluar ( 10.8%).