Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 27.04.2015
Data e shtypjes: 27.04.2015
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e parë të vitit 2015, tregojnë për shtrëngim të standardeve të kredidhënies të aplikuara nga bankat si për bizneset, ashtu edhe për individët. Standardet e kredisë për bizneset u shtrënguan për të dytin tremujor rresht, kryesisht si pasojë e shtrëngimit të standardeve të kredisë dhënë për ndërmarrjet e mëdha. Për sa i përket kredisë dhënë individëve, bankat shprehen për shtrëngim të lehtë të standardeve si për kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.