Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2016

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.04.2016
Data e shtypjes: 15.04.2016
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e përmbledhura nga Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues tregojnë për lehtësim të standardeve të kreditimit të bizneseve, edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Gjithashtu, ka vijuar prirja lehtësuese e standardeve të kredisë dhënë individëve, e shfaqur për disa tremujorë radhazi. Zhvillimet pozitive në standardet e kredisë dhënë bizneseve, u shënuan si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Për kredinë për individë, bankat vijuan të lehtësojnë standardet si për kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.