Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2018

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2018
Data e prodhimit: 20.04.2018
Data e shtypjes: 20.04.2018
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e parë të vitit 2018 tregojnë se standardet e kredisë janë shtrënguar si për bizneset, ashtu edhe për individët . Sipas madhësisë së biznesit vihet re se shtrëngimi i standardeve të kreditimit ka qenë i dukshëm në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërkohë që për ndërmarrjet e mëdha standardet janë raportuar thuajse të pandryshuara. Për individët standardet e kredisë janë raportuar të shtrënguara, si në segmentin e kredisë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.