Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2009

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 03.08.2009
Data e shtypjes: 03.08.2009
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Në vrojtimin e tremujorit të dytë të vitit 2009 përqindja neto e bankave që kanë raportuar për shtrëngim të standardeve të kredidhënies, megjithëse ende në nivele të larta, është zvogëluar krahasuar me nivelin e lartë të shënuar në tremujorin e parë . Standardet e kredisë akorduar bizneseve janë ulur më shumë, krahasuar me kredinë akorduar individëve, për shkak edhe të forcimit të kushteve në nivele të konsiderueshme në tremujorin e parë të vitit 2009. Kjo ulje e standardeve është në nivelin e parashikuar nga bankat në vrojtimin e kaluar. Shtrëngimi neto i standardeve në tremujorin e dytë të vitit 2009 është paraqitur pothuaj në të njëjtën nivel si për bizneset ashtu dhe për individët (balanca neto përkatësisht -23.4 për qind dhe – 21.6 për qind).