Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2012

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 17.07.2012
Data e shtypjes: 17.07.2012
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar lehtësisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, ndërkohë që standardet e kredisë dhënë individëve kanë mbetur të pandryshuara. Standardet kanë ngelur të pandryshuara si për kredinë dhënë konsumatorëve për blerje banese, ashtu edhe për financimin e konsumit. Ndërsa, për bizneset, standardet janë shtrënguar kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe, sipas qëllimit të përdorimit, kryesisht për kredinë e dhënë për financimin e investimeve. Bankat kanë mbajtur pothuaj të pandryshuara standardet e kredisë për ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues.