Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.07.2015
Data e shtypjes: 15.07.2015
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues evidentojnë një lehtësim të standardeve të kredidhënies për bizneset dhe për individët, në tremujorin e dytë të vitit 2015. Për bizneset, standardet rezultuan të lehtësuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me qëllim financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues. Standardet e aplikuara për kreditë dhënë korporatave mbetën të pandryshuara nga një tremujor më parë. Për kreditë dhënë individëve, standardet u lehtësuan si për kreditë me qëllim blerjen e banesës, ashtu dhe për atë me qëllim financimin e konsumit.