Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T2 - 2016

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.07.2016
Data e shtypjes: 15.07.2016
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues të tremujorit të dytë të vitit 2016 tregojnë për shtrëngim të standardeve të kreditimit të bizneseve dhe për lehtësim të standardeve të kreditimit për individët. Për bizneset, standardet rezultojnë të shtrënguara, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Ndërkohë, standardet për kreditë dhënë individëve janë lehtësuar për kredinë konsumatore dhe nuk kanë ndryshuar në segmentin e kredisë për blerje banese.