Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2009

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 16.11.2009
Data e shtypjes: 16.11.2009
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se standardet në tremujorin e tretë të vitit 2009 vijojnë të jenë të shtrënguara, por në një shkallë më të ulët se në tremujorin e kaluar. Pjesa më e madhe e bankave pjesëmarrëse në vrojtim kanë raportuar se kanë mbajtur të pandryshuara standardet e aplikuara, si për kredinë dhënë bizneseve ashtu edhe për atë konsumatore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. Ky zhvillim konfirmon pikën e kthesës në prirjen shtrënguese të standardeve të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2009. Shtrëngimi i standardeve është fokusuar më shumë në grupin e bizneseve sesa në atë të individëve. Sipas madhësisë së bizneseve, shtrëngimi është në një shkallë më të lartë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sesa për ato të mëdha; dhe sipas qëllimit të përdorimit, në një shkallë më të lartë për kredinë për qëllime investimi sesa për kredinë për kapital qarkullues. ...