Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2012

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.10.2012
Data e shtypjes: 15.10.2012
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012, masa e shtrëngimit të standardeve të kredisë për bizneset ka ngelur e pandryshuar në krahasim me tremujorin e parë dhe të dytë. Bankat kanë shtrënguar në të njëjtën shkallë kredinë dhënë bizneseve sipas madhësisë (SME dhe korporatave të mëdha) dhe sipas qëllimit (financim i kapitalit qarkullues dhe i investimeve). Për kredinë dhënë konsumatorëve, bankat vijuan të mbajnë të pandryshuara standardet, për të dytin tremujor rresht, si për blerje banese, ashtu edhe për financim të konsumit.