Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2013

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 16.10.2013
Data e shtypjes: 16.10.2013
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues pranë bankave tregojnë se standardet e kredisë për biznese mbetën të pandryshuara, ndërsa standardet për individë u shtrënguan lehtësisht, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013. Sipas qëllimit të përdorimit, standardet e kredisë dhënë individëve, u shtrënguan, si për blerje banese ashtu dhe për kredinë konsumatore. Standardet e kredisë për bizneset mbetën të pandryshuara, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Bankat shprehen për shtrëngim të standardeve për kredi me qëllim financimin e kapitalit qarkullues dhe lehtësim të atyre për investim.