Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2014

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 06.11.2014
Data e shtypjes: 06.11.2014
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Standardet e kredisë mbetën të pandryshuara për bizneset dhe u lehtësuan për individët në tremujorin e tretë të vitit, bazuar në informacionin e marrë nga vrojtimi i aktivitetit kreditues. Pasi e lehtësuan pak në tremujorin e dytë, standardet e kredisë për biznese mbetën të pandryshuara, si për kredinë e dhënë për kapital qarkullues ashtu edhe për kredinë për qëllim të financimit të investimeve. Për kredinë dhënë individëve, bankat vijuan prirjen lehtësuese të standardeve për të katërtin tremujor rresht. Standardet u lehtësuan për të dy llojet e kredisë: për blerje banese dhe për kredinë konsumatore.