Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.10.2015
Data e shtypjes: 16.10.2015
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Standardet e kredisë dhënë bizneseve mbetën të pandryshuara, ndërsa ato për individë vijuan prirjen lehtësuese gjatë tremujorit të tretë, bazuar në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues. Për bizneset, standardet ngelën të pandryshuara si për kredinë për financim të kapitalit qarkullues, ashtu edhe për financim të investimeve. Për individët, standardet u lehtësuan si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për blerje banese. Ndikimi i faktorëve të ndryshëm në standardet e kreditimit ishte i ngjashëm me një tremujor më parë. Faktorët kryesorë me ndikim në lehtësim janë vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe niveli i konkurrencës. Në të kundërt, gjendja e kredive me probleme, situata makroekonomike dhe gjendja financiare e individëve kanë vijuar të ndikojnë në kahun shtrëngues standardet e kreditimit.