Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2016

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.10.2016
Data e shtypjes: 14.10.2016
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues treguan shtrëngim të standardeve të kreditimit për bizneset dhe lehtësim të standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e tretë të vitit 2016. Shtrëngimi i lehtë i kushteve të kreditimit për bizneset është shënuar për ndërmarrjet e mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kushtet kanë mbetur të pandryshuara. Për individët, bankat kanë vijuar të lehtësojnë standardet për kredinë konsumatore, ndërsa standardet për kredinë për blerje banese kanë mbetur thuajse të pandryshuara nga një tremujor më parë.