Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2009

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 17.02.2010
Data e shtypjes: 17.02.2010
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues reflektojnë ecurinë e vërejtur të këtij treguesi dhe japin disa indikacione të vlefshme në lidhje me të ardhmen e tij. Rezultatet e agreguara të vrojtimit sugjerojnë se standardet e aplikuara në kredidhënie janë shtrënguar më tej gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009. Pjesa më e madhe e bankave (7 nga 10 banka) nuk i kanë ndryshuar këto standarde gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që bankat e tjera e kanë bërë këtë ndryshim kryesisht në kahun shtrëngues.