Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2011

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 06.02.2012
Data e shtypjes: 06.02.2012
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e katërt të vitit 2011 tregojnë se standardet e kredisë për bizneset janë shtrënguar më tej, ndërsa ato për individët kanë mbetur të pandryshuara nga tremujori i kaluar. Bankat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies në një masë më të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për kredinë për qëllime të financimit të kapitalit qarkullues. Ndryshimi i standardeve ka qenë i një shkalle më të ulët për korporatat dhe për kredinë për qëllime investimi.